
qfar ofrojm
Proces i sigurt dhe efikas për biznesin tuaj
Transitimi i mallrave dhe procedurat doganore kërkojnë përvojë, saktësi dhe njohje të plotë të rregullave doganore. Me mbi 26 vite përvojë në këtë fushë, ne ofrojmë mbështetje profesionale për kompanitë që kërkojnë një proces të organizuar dhe pa vonesa.
Ne kujdesemi për përgatitjen e dokumentacionit doganor, deklaratat transitore dhe koordinimin e procedurave nga fillimi deri në përfundim. Përmes një qasjeje të saktë dhe komunikimit të vazhdueshëm, sigurojmë që mallrat tuaja të kalojnë procedurat doganore në mënyrë të shpejtë, të rregullt dhe të sigurt.
Partneriteti me një agjenci serioze doganore ju ndihmon të shmangni gabimet dokumentare, vonesat dhe komplikimet e panevojshme, duke ju lejuar të fokusoheni në zhvillimin e biznesit tuaj.
shËrbimet tjera
Ekspertizë në Transit dhe Doganë
Me 26 vite përvojë, ne menaxhojmë procedurat doganore dhe dokumentacionin e transitit me profesionalizëm, saktësi dhe përgjegjësi. Nga deklaratat T1 deri te importi dhe eksporti, sigurojmë një proces të kontrolluar dhe efikas për biznesin tuaj.

Deklarata T1 dhe procedura transitore
Menaxhojmë procedurat transitore me përvojë dhe saktësi, duke garantuar lëvizje të rregullt të mallrave nën mbikëqyrje doganore..

Koordinim i plotë me doganat dhe transportuesit
Përvoja jonë shumëvjeçare na mundëson të ofrojmë zgjidhje të shpejta, të sakta dhe profesionale për çdo kërkesë të klientëve tanë.

Dokumentacion importi dhe eksporti
Ofrojmë mbështetje të plotë në proceset doganore, duke ndihmuar bizneset të realizojnë transportin ndërkombëtar në mënyrë efikase dhe të sigur

. Përgatitje profesionale e dokumentacioni
Ne sigurojmë përgatitjen e saktë të dokumenteve të importit, eksportit dhe transitit, duke minimizuar rrezikun e gabimeve dhe vonesave..



