Rreth nesh

26 vite eksperiencë që lëvizin biznesin tuaj.

Ne kujdesemi për procedurat doganore, transitet, sigurimet dhe dokumentacionin, që ju të përqendroheni te rritja e biznesit tuaj.

Efikasiteti dhe Shpejtësi

Koha është para për biznesin tuaj. Ne jemi të përkushtuar për të minimizuar kohën e pritjes nëpër terminale dhe për të përshpejtuar të gjitha procedurat e zhdoganimit dhe tranzitimit

Besueshmëria dhe Siguria

Ne e kuptojmë rëndësinë dhe vlerën e mallit tuaj. Çdo proces i shpedicionit, transportit dhe magazinimit në depon tonë doganore publike realizohet me standardet më të larta të sigurisë dhe konfidencialitetit..

Integriteti dhe Transparenca

Ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke ofruar tarifa të qarta, këshilla të sakta ligjore dhe transparencë të plotë në çdo hap të procedurave doganore.

Profesionalizmi

Ekipi ynë përbëhet nga agjentë doganorë dhe ekspertë të logjistikës me përvojë të gjatë, të cilët janë gjithmonë të përditësuar me ndryshimet më të fundit në legjislacionin dhe tarifat doganore në Kosovë.