Import & Export

Import & Eksport – Shërbime të sigurta shpedicionale

Importi dhe eksporti i mallrave kërkojnë njohuri profesionale, dokumentacion të saktë dhe menaxhim të kujdesshëm të çdo procedure doganore. Ne ofrojmë shërbime të plota shpedicionale për biznese dhe kompani që kërkojnë një proces të sigurt, të shpejtë dhe pa komplikime.

Qëllimi ynë është të lehtësojmë procesin për klientët tanë, duke siguruar komunikim të vazhdueshëm, saktësi në deklarim dhe koordinim profesional me autoritetet doganore. Një deklarim i drejtë dhe një partner i besueshëm shpedicional ndihmojnë në shmangien e vonesave dhe në qarkullimin efikas të mallrave.

Deklarim i saktë doganor

Përgatisim dokumentacionin dhe deklaratat doganore me kujdes maksimal për të siguruar procedura të rregullta dhe pa vonesa 

Import dhe eksport profesional

Menaxhojmë proceset e importit dhe eksportit për kompani të ndryshme, duke garantuar efikasitet dhe siguri në çdo dërgesë..

Kontroll rigoroz i dokumentacionit

Çdo dokument dhe deklaratë doganore kontrollohet me kujdes për të garantuar saktësi, përputhshmëri me kërkesat doganore dhe shmangien e vonesave gjatë procedurave të importit dhe eksportit

Menaxhim i dokumentacionit

Kujdesemi për faturat, dokumentet shoqëruese dhe kërkesat administrative që lidhen me qarkullimin ndërkombëtar të mallrave.

Çmime konkurruese dhe shërbim me vlerë

Ofronim zgjidhje shpedicionale me çmime konkurruese, duke kombinuar koston e arsyeshme me profesionalizmin, përvojën dhe cilësinë e shërbimit.

Eksperiencë dhe besueshmëri 26-vjeçare

Përvoja jonë na mundëson të ofrojmë zgjidhje të sakta dhe të përshtatura për nevojat e çdo biznesi

Përditësime të rregullta dhe komunikim i vazhdueshëm

Ju mbajmë të informuar në çdo fazë të procesit, duke ofruar transparencë të plotë për statusin e dokumentacionit dhe procedurave doganore

Partneri juaj i sigurt në Import & Eksport

Zgjerimi i mundësive të biznesit

Qarkullim më i shpejtë dhe efikas i mallrave

Siguri në dokumentacion dhe deklarim

Kursim kohe dhe reduktim i komplikimeve

Përputhshmëri me rregulloret doganore

Partneritet i besueshëm për biznesin